Ka humbur betejën me COVID-19, Veton Halili, punëtor në Poliklinikën e Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur nga QKMF në llogarinë e saj në Facebook.
"Me dhimbje e pikëllim të thellë morrëm lajmin se sot me 04.12.2020 pas një lufte me Covid 19 humbi betejën VETON HALILI (punëtor në Poliklinikën e Stomatologjisë QKMF Prishtinë) Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë".
"Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe stafit të Poliklinikës së Stomatologjisë, të cilët ndajtën një pjesë të jetës dhe punës bashkë!", thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.