Një turist kinez ka vdekur pasi u kafshua nga një hipopotam të cilin po përpiqej ta fotografonte në Kenia.
Chang Ming Chuang, 66 vjeç, po gjurmonte kafshën në një vendpushim të egër në Liqenin Naivasha, 90 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Nairobi, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.
Përpos 66 vjeçarit edhe një turist kinez u plagos gjatë sulmit.
Dëshmitarët thanë se dy turistët ishin afruar shumë kafshës dhe njëri prej tyre ndërroj jetë nga gjakderdhja e madhe.
Hipopotamët , të cilët janë kafshë agresive, kanë dhëmbë të mprehtë dhe peshojnë deri në 2.750 kg, vrasin rreth 500 njerëz çdo vit në Afrikë.
Turizmi i solli Kenisë 1.2 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Gjithsej gjashtë vetë janë vrarë nga sulmet e hipopotamëve në zonë këtë vit.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.