Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në finale të kampionatit botëror për femra në Tajvan.
Ajo në meçin final është mposhtur nga amerikania Gutierrez Guadelupe, njofton Klan Kosova.
Arsye e humbjes është edhe lëndimi i muskulit të dorës së djathtë të Sadikut në luftën e djeshme përball ruses Ekaterina Dynnik, raporton për Klan Kosova Latif Demolli, sekretar i FBOXK nga Tajvani.
Zyrtarisht Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e argjendtë dhe kështu është femra juniore e dytë më e forta në botë për kategorinë 60kg./Klan Kosova
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.