Shërbimet e Policisë shqiptare iu erdhën në ndihmë tre turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga tre turistët grekë kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.
Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional./A2Cnn
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.