Një grua e cila refuzoj të jetë një nuse topolake ka humbur 38 kilogram pas një komenti të keq që i ka bërë një i huaj në punë.
Calire Crowthers nga Wrexham North Wales, ka thënë se ''fakti që një i huaj kishte lënë koment për mua ajo gjë më ka mërzitur dhe vendosa të ndryshoj veten time’’.
Ajo thotë se pesha e saj doli jasht kontrollit, transmeton KlanKosova.
Ajo ishte e pakënaqur me mënyrën se si ajo dukej dhe nuk pranoj të martohej me të dashurin e saj.
Clarie filloi të humbë kilogramët e tepërt në shtator të vitit 2011 në DW fitness club në Wrexham.
Deri në verën e kaluar ajo kishte humbur 12 kilogram dhe kur Stephen propozoi ajo i tha mënjëherë ‘’po’’ duke thënë se tani mund të shkoj për të blerë veshjen e dasmës sime dhe të mos dukem si një nuse topolake.
Seanca të stërvitjes tani janë mënyrë e jetesës së saj dhe çiftit po i afrohej martesa e tyre në tetor të vitit 2014, ata filluan duke punuar me një trajner personal në palestër me të cilën ka pasur rezultat të mirë, transmeton KlanKosova.
Clarie tha ‘’Mbështetja e burrit tim ishte integrale për suksesin e humbjes së peshës sime duke punuar së bashku dhe duke bërë një punë të madhe, ku tani kam humbur 38 kilogram’’.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.