Një person ka humbur jetën pasi humbi ndjenjat në vendin e punës në Gjilan.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima kishte shkuar pa shenja jete në emergjencën e qytetit, teksa sipas dëshmitarëve ai kishte rënë në tokë derisa ishte në vendin e punës.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.