Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani është shfaqur në një video teksa i është drejtuar me nervozizëm një zyrtari komunal atje.
Në videon e publikuar nga partia “Alternativa për ndryshim”, politikania nga Lugina dëgjohet gjersa i drejtohet atij me tone të larta.
“Hup aty, mos mu afro. I pamoralshëm”, thotë Sinani.
Përpos shpërndarjes së këtyre pamjeve të eskalimit të saj “Alternativa për ndryshim”, ka dalë edhe me një reagim për rastin, transmeton Klankosova.tv
“Pamjet nga seanca e fundit e Kuvendit Komunal janë shumë shqetësuese për çdo qytetarë të komunës sonë, pasi që tregojnë qartë gjendjen e rënduar emocionale të Ardita Sinani, e cila nuk është e aftë të përballojë asnje kritike që i takon një udhëheqëseje komunale”.
“Që nga dita e parë në krye të Komunës, Ardita Sinani është përpjekur ta shfrytëzoj gjininë dhe pozitën e femrës për t'u viktimizuar dhe për t'a mbuluar paaftësinë totale të saj”.
“Por qytetarët e Preshevës tashmë e kanë kuptuar se kjo është vetëm një lojë politike për të shmangur përgjegjësinë dhe mungesën totale të rezultateve në çdo fushë”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.