Pak para se Kuvendi i Kosovës të shkojë në pauzë pas diskutimit që u zhvillua mbi çmimet e naftës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, u përfshi në një përplasje me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi, në afërsi të foltores.
“Hup, laper“, u dëgjua t’i thoshte Mustafa, Azemit, pasi ky i fundit shihet se i thoshte diçka.
Aty shihet se ndërhyn nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, i cili udhëhoqi sot seancën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.