Gjyqtari Astrit Kalaja është vrarë pasditen e sotme brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, dhe dy persona të tjerë u plagosën nga i dyshuari, Elvis Shkëmbi.
Sipas Tv Klan, autori i krimi është futur nga hyrja e pasme së sallës së gjyqit.
Tutje bëhet e ditur se i njëjti i është drejtuar me armë zjarri gjyqtarit, ndaj dhe të cilit ka shtënë plumb që ra në kraharorin e Kalajës, transmeton Klankosova.tv.
Shkëmbi, pas krimit të bërë, ka pikasur policinë në trotuarin përpara gjykatës dhe është vetëdorëzuar.
Autori ndodhet tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Tiranë.
https://klankosova.tv/policia-me-detaje-per-vrasjen-ne-tirane-autori-30-vjecar-sekuestrohet-arma-e-krimit111/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.