Për nder të 50 vjetorit të karrierës së këngëtares Shkurte Fejza dhe të manifestimeve të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Qeveria e Kosovës po organizon koncert të madh me orkestër dhe me vepra të performuara nga Shkurte Fejza më 8 qershor.
Koncerti do të mbahet nga ora 20:00 në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se hyrja është falas, por që ftohen të interesuarit që të vijnë në ora 19:00 për të zënë vendet.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.