Xhudisti Muharrem Hyseni, i ka nisur me këmbë të hajrit garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.
Ai e mposhti xhudistin grek Antonios Bintamov, kategoria -66 kg, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjell Klankosova.tv
"Xhudisti ynë, Muharrem Hyseni, e nisi mbarë garimin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022. Ai mundi në raundin e parë grekun, Antonios Bintamov, kategoria -66 kg. Urojmë që Hyseni të vazhdojë rrugën drejt zonës së medaljes".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.