Disa nga besimtarët myslimanë të Prizrenit falën namazin e Fitër Bajramit në xhaminë e Emin Pashës.
Por para se ta kryenin një ritual të tillë, fillimisht ata morën disa këshilla siç e do rendi për një obligim fetar që kësaj here pati të bëjë me prindërit.
"Fëmija kur është i vogël është amanet i prindërve, por kur prindërit arrijnë moshën e pleqërisë ata janë amanet i tij", tha hoxhë Daut Lezi.
Kurajo nuk mungoi tek agjëruesit e denjë të ramazanit, që mbase mund të kenë fituar atë që deshën.
"Në ramazan hapen dyert e xhenetit, dhe me namaz, dua, ne e kemi merituar ishallah xhenetin", u tha hoxha.
Pasi i kryen ritualet, prizrenasit i zgjatën duart njëri-tjetrit, i uruan festën e bajramit, e më pas shkuan nëpër shtëpitë e tyre për të pritur mysafirë.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=OtKqLrV3cGs
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.