Hyundai është prodhuesi i parë i makinave që do të ofrojë sistemin Adroid Auto të Google në modelet e saj Sonata.
Ky sistem lidhet me smartfon të drejtuesit të makinës dhe e lejon atë të përdorë aplikacione si Google Maps me kontroll zanor, kontroll të timonit apo ekran me prekje.
Google pati njoftuar në janar të vitit të kaluar se po bashkëpunon me prodhuesit e makinave si Hyundai, Audi dhe Honda për të integruar sistemin Android Auto në makinat e tyre. Gjiganti i teknologjisë deklaroi se sistemi do të ofrohet në 28 marka të ndryshme duke filluar nga viti 2016.
Nga ana tjetër, rivali kryesor i Google, Apple ka nënshkruar marrëveshje me BMW, GM dhe Honda.
Këto sisteme do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së drejtuesit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.