Pasi u dënua nga një gjykatë në Paris për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts” në vitin 2021, aktori francez Gerard Depardieu do të dalë në gjyq në Romë për dyshimin se ka grushtuar një paparac.
Gjyqi është planifikuar të fillojë në një gjykatë të Romës më 17 qershor.
Gerard Depardieu, 76 vjeç, akuzohet për shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj fotografit italian Rino Barillari. Ai dyshohet se e goditi me grusht "mbretin e paparacëve", siç njihet në Itali, jashtë Harry's Bar në Via Veneto në maj 2024. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.