Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca e radhës për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Por, shqyrtimit i të gjitha dosjeve, përmes së cilave synohet të gjendet vrasësi i politikanit serb, Oliver Ivanoviq, zor t’i vijë fundi edhe pas pesë vjetësh, kur ky dyshohet se u vra në hyrje të zyrës së tij në Mitrovicën veriore.
Bile, numri i tyre veç pritet të shtohet nëse vijnë për të dëshmuar pesë zyrtarët policorë të veriut, nga komandanti e deri te shefat e ndërrimeve, të cilët i propozoi kolegu i tyre Nedejlko Spasojeviq.
“Nebojsha Qamiloviq, Goran Zhivkoviq, Predrag Jevqiq, Nexhmedin Isufi dhe Jovan Arsiq”, tha Nedejlko Spasojeviq, i akuzuar.
Për Prokurorinë Speciale, këta dëshmitarë nuk janë të rëndësishëm.
Megjithatë, trupi gjykues pranoi që ata të vijnë në gjykatë, por me kushtin që nëse adresat e tyre nuk gjenden, kjo të mos e vonojë vazhdimin e gjykimit.
Që të procedohet më shpejt me këtë fazë, ky edhe propozoi që për një seancë të dëgjohen tre a katër dëshmitarë, e kohën e tyre e caktoi edhe për dy muajt e ardhshëm.
Në njërën nga këto data mund të merret edhe dëshmia e Milena Popoviq, e cila të mërkurën nuk erdhi për të dëshmuar, siç u tha, për arsye personale.
Për përfshirjen në rastin e vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, janë të akuzuar 7 persona, 3 nga ta ende në arrati.
https://www.youtube.com/watch?v=fXpWC0WHQn0
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.