Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar një burrë, derisa policia rastin e ka iniciuar si “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka marrë tretman mjekësor në Klinikën Psikiatrike dhe është liruar në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën psikiatrike është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.