Policia e Kosovës ka arrestuar një 47-vjeçar me inicialet S.S. nga fshati Grejkoc i Suharekës, i cili është i dënuar me ketër vjet burgim.
Në njoftimin e Policisë thuhet se personi në fjalë është dërguar për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
"I dënuari S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës bërë të ditur se ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.