Pas tre orë qëndrimi te familja në Prishtinë, Arben Ademi duhet të rikthehet në burg ku qëndroi për 21 vjet.
Ai që është i dënuar me 40 vite, për vrasje, këtë vizitë e bëri në fund të muajit qershor, pak më shumë se një vit kur kreu gjysmën e dënimit.
Por, edhe pse priti goxha kohë, ai përsëri nuk po mund ta shfrytëzoj të drejtën, që çdo muaj ta kalojë komplet vikendin në shtëpi, ashtu siç parasheh ligji.
Motra e tij pohon se ai i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Ajo akuzon drejtorinë aktuale që siç thotë po vepron padrejtësisht.
Ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditur për Klan Kosovën se ndaj të burgosurit tani 41 vjeç, do të bëhet një rivlerësim.
Ndërkaq shtuan se i dënuari është duke ndjekur disa programe të specializuara për risocializim dhe riintegrim.
https://www.youtube.com/watch?v=gh1UoGAmEOc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.