Steve Witkoff, i dërguari i SHBA-së për misionet e paqes, planifikon të takohet së shpejti me Khalil al-Hayyan, kryenegociatorin e Hamasit.
Kwshtu raporton The New York Times, duke iu referuar dy personave të njohur me planet e Witkoff.
Një takim midis Witkoff dhe al-Hayya do të nënvizonte se administrata Trump është e interesuar të mbajë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Hamasin, edhe pse Shtetet e Bashkuara e kanë përcaktuar grupin si një organizatë të huaj terroriste, transmeton Klankosova.tv.
Kjo gjithashtu do të ilustronte se Witkoff nuk dekurajohet nga kritikët izraelitë dhe amerikanë të cilët thonë se angazhimi i SHBA-së me Hamasin i ofron grupit legjitimitet të pajustifikuar.
Data e saktë kur Witkoff planifikon të takohet me al-Hayya, një arkitekt të sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, ende nuk është e qartë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.