Selektori i Kosovës në xhudo Dirton Kuka, të dielën në emisionin Sports Show e ka komentuar fitoren e Distria Krasniqi ditë më parë, ndaj japonezes Funa Tonaki.
Krasniqi fitoi medaljen e artë dhe u shpall kampione e kategorisë deri në 48kg, në garën Masters që u zhvillua në Doha të Katarit.
Kuka ka thënë se pas fitores së Krasniqit, ajo teksa po drejtohej kah ai, i kishte thënë që e ka rrahur fort kundërshtaren.
“I thash Distrisë, i ke dhënë shumë dajak kundërshtares”.
Ai ka thënë që paraqitja e fundit e nxënëses së saj ishte nivel shumë i lartë, gjë që u shpagua me të artën.
https://www.youtube.com/watch?v=16egPhtafyM
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.