Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të Astrit Isufit, i cili dyshohet se vrau dy vëllezër në fshatin Gollubovc të Malishevës këtë të enjte.
Klankosova.tv ka mësuar se të vrarë kanë mbetur Naim dhe Driton Morina, të cilët u vranë nga burri i motrës së tyre.
Ndryshe, pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Prokurori kujdestar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjithashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.
I arratisuri për vrasjen e dyfishtë në Malishevës po ashtu është emër i njohur për organet e rendit.
Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.
Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një autosallon me emrin “Astriti” në rrugën Komoran-Carralevë.
Siç mëson Klan Kosova nga burimet e saja, dyshohet se lokali i takon Astrit Isufajt.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/bastiset-autoservisi-i-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-dy-vellezerve-ne-malis1heve/
https://klankosova.tv/ekskluzive-dhendri-qe-vrau-dy-miqte-ne-prill-ishte-ne-burg-ka-aktakuze-per-dhune-ne-familje/
https://klankosova.tv/krimi-i-rende-ne-malisheve-keta-jane-dy-vellezerit-qe-u-vrane-nga-burri-i-motres-se-tyre-11/
https://klankosova.tv/ky-eshte-i-dyshuari-per-vrasjen-e-dy-vellezerve-ne-gollubovc-te-malisheves/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.