Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur këtë të premte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Shkak i aksidentit u bë arratisja e një personi të kërkuar, i cili nuk iu bind urdhrave të Policisë për t’u ndaluar.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënës policor për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare".
"Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme material”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.
https://klankosova.tv/konfirmohet-nje-polic-gjuajti-me-arme-ne-vranjevc-per-ta-ndaluar-te-dyshuarin-qe-iku/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.