Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut pas mesnatës, pasi gjatë një kontrolli policor i është gjetur armë pa leje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje më 10 prill, rreth orës 00:35, në rrugën “Naim Asllani”, ku i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga njësiti policor teksa po drejtonte një veturë, raporton KlanKosova.tv.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur në brez të tij një pistoletë me katër fishekë, e cila është konfiskuar si provë materiale.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të organeve kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
"Rr. Naim Asllani, Mitrovicë Jug 10.04.2026 – 00:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt"./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.