Fjalimi i tij rreth 60 minutësh për Kosovën, hatroi evropianët prezent në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në shenjë proteste, disa grupe parlamentare, s’i shkuan në konak kryeministrit shqiptar, Edi Rama të mërkurën.
“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!”, njoftoi Rama në Twitter.
Fjalimin, që ishte sebep i këtij refuzimi, e quajti skandaloz, kundërshtari politik i Ramës, Sali Berisha, njoftoi Klan Kosova.
Bile, për këtë, Partia Demokratike ku ky është kryetar mbajti edhe një konferencë për media.
Zëdhënësja e këtij subjekti politik, fjalën e kryeministrit shqiptar e quajti një imitim të shëmtuar dhe kolazh a-historik të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamer Gadafit.
https://www.youtube.com/watch?v=MPbkDCNjKOM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.