Çifti britanik, Luke dhe Sarah Flanagan, u shpërngulën në ishullin Owey në bregun perëndimor të Qarkut të Donegalit më 14 mars të 2020-tës, dy ditë para se Britania e Madhe të mbyllej.
Dyshja thotë që qëllimi i qëndrimit të tyre në një tokë prej 300 akër ishte thjesht për të shijuar 12 muaj paqe dhe jetë me ritëm të ngadaltë.
“Është realisht e çuditshme dhe e huaj të dëgjosh se çfarë po ndodh teksa ishim të izoluar në këtë ishull të vogël”, ka thënë Luke.
“Sic edhe mund ta imagjinoni, nuk kemi pasur pse të brengosemi për distancim social. Përvoja si e tërë është e pabesueshme”.
“Ritmi i jetës është aq i ngadalshëm por aq i dashur, kalojmë ditët tona jashtë duke shëtitur qentë duke rritur ushqimin tonë dhe duke mësuar shkathësi të reja. Nuk është për të gjithë, por e duam”.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.