I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Sylë Gërguri.
Gerguri, i cili ishte biznesmen, kishte ofruar ndihmesa të mëdha financiare për arsimin kosovarë si dhe mësimdhënësit gjatë viteve të 90-ta.
Të pranishmit vlerësuan lartë veprën e Gërgurit dhe me këtë rast u tha se dëshira më e madhe e tij ishte ta ndihmojë shtetin e Kosovës.
Ai ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i të ndjerit po bëhet në vendlindjen e tij në Bardh të Madh.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.