Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron dhe do të paraqesë dy kërkesa.
Kështu pretendoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq të enjten.
Vuçiq tha se Kurti do t'i kërkojë Macronit që NATO të largohet nga zona tokësore e sigurisë në veri të Kosovës dhe që Franca ta mbështesë atë në mënyrë që siç tha ai Kosova të sjellë Forcën e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë"
Ai pretendoi më tej, sipas raportimeve të N1, se Kurti do t'i kërkojë gjithashtu Macronit që francezët të vendosin kushte për Serbinë se si t'i përdorin armët e tyre.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.