Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Prishtinë.
Me këtë rast, policia e ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij duke i kërkuar para, si dhe kishte tentuar ta sulmojë.
Është njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Për rastin tashmë kanë nisur hetimet./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.