Sot u rikthye në ekran me sezonin e ri emisioni "Shija e Anës".
Si gjithnjë me shumë shije, si me receta ashtu edhe me të ftuarit, e njëjta ndodhi sot me të ftuarën e radhës që edhe e nisën bashkë sezonin.
E ftuara e parë për këtë sezon ishte këngëtarja shumë e pëlqyer, me super zërin, ajo e cila edhe na rrëqethi në emision me këndimin e saj, Albina Kelmendi.

E pyetur nga Ana se çfarë dëshiron të gatuajë, ajo tregoi se vdes pas brumërave, dhe kështu Ana i përgatiti petulla. Por Albina nuk erdhi duar bosh, bashkë me të erdhi edhe ajvari, të cilin ajo e ka bërë vet bashkë me familjen e saj.
Për të kuptuar më shumë, klikoni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=G09-iJaiA6c
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.