Britney Spears po ndihet mirë pas një incidenti të frikshëm që i ndodhi së fundmi.
Këngëtares 40-vjeçare i mbaroi benzina, derisa ishte duke vozitur Mercedesin e saj të bardhë në mes të autostradës 101 në Los Angeles, transmeton Klankosova.tv.
Sipas TMZ, policia ka pranuar një telefonatë rreth orës 22:00 të martën, pasi pati një raport për një veturë të bardhë që bllokoi korsinë e tretë në drejtim të jugut në autostradë.
Kur oficerët arritën atje, Britney ishte ulur në ulësen e pasme të makinës së një kalimtari. Ajo informoi oficerët se i kishte mbaruar benzina gjatë vozitjes dhe makina e saj ndaloi në mes të autostradës.
Pasi Patrulla e Autostradës së Kalifornisë ndaloi trafikun, një oficer hipi në ulësen e shoferit të Mercedesit të Britneyt për ta drejtuar, ndërsa ajo ishte ulur në vendin e pasagjerit dhe makina u shty në siguri.
Britney falënderoi oficerët dhe tha se ishte mirë dhe pritën bashkë derisa burri i saj, Sam Asghari, erdhi për ta marrë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.