Lajmet e fundit

“E kuptova se ishte pak vonë për të marrë një diplomë 3-vjeçare, por i thashë vetes “le të shoh nëse mund ta bëj këtë”.
Ai u diplomua i pari në klasën e tij, me nderime të larta dhe duke marrë urime nga kancelari i universitetit, Fabrizio Micari.
Duke u rritur në një familje të varfër në Siçili, në vitet para Depresionit të Madh, Paterno mori vetëm shkollimin bazë si fëmijë. Ai u bashkua me marinën dhe shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të vazhdonte punën në hekurudha dhe të martohej e të rriste dy fëmijë.
Në një shoqëri të përqendruar në rindërtimin pas luftës, puna dhe familja ishin përparësitë, por Paterno dëshironte të mësonte dhe mbaroi shkollën e mesme në moshën 31 vjeçare, duke patur gjithnjë dëshirën për të vazhduar më tej.
“Njohuria është si një valixhe që unë e mbaj gjithnjë me vete, është një thesar,” tha ai.
Si student, ai i shkruante esetë e tij në një makinë shkrimi manuale, që nëna e tij ja dha kur Paterno doli në pension dhe la punën në 1984. Ai përdori Google për gjetjen dhe printimin e librave dhe nuk u tundua nga festat studentore të shokëve të tij të klasës, të cilët e duartrokitën me ngrohtësi në ceremoninë e diplomimit.
“Ju jeni një shembull për studentët më të rinjtë”, i tha atij profesoresha e sociologjisë, Francesca Rizzuto, pasi ai kaloi provimin e fundit në qershor.
Paterno rrëfeu për shqetësimet që kishte patur me mësimin online gjatë karantinës, por ai tha se gjithsesi ia doli mbanë.
“E gjithë kjo na bëri më të fortë, mua dhe të gjithë grupin e moshatarëve të mi, ata që janë ende gjallë. Në të vërtetë nuk na tremb aq shumë.”
Pyetur se çfarë do të bënte më pas, ai tha se nuk do të ndalonte tani që ishte diplomuar:
“Projekti im për të ardhmen është t’i përkushtohem shkrimit. Unë dua të rishikoj të gjitha tekstet që nuk kam patur mundësi t’i eksploroj më tej. Ky është qëllimi im.”
/anabel