Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një 17-vjeçar i cili lëvizte me me trotinet elektrik ka përplasur një 49-vjeçar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dy kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetë, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Specialistët referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi me monopatinën me të cilën lëvizte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Xh., 49 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.