Një i dyshuar ka tentuar të ikë nga Pallati i Drejtësisë, duke kërcyer nga kati i dytë i Gjykatës.
Klankosova.tv mëson se personi që tentoi të arratisej është Mlladen Millosheviq, i cili për pasojë është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ai po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë dhe gjendja e përgjithshme është stabile.
Millosheviq, disa ditë më parë, bashkë me një të dyshuar tjetër, siç është raportuar në media, ka hyrë në oborrin e një familjeje në fshatin Sharban të komunës së Prishtinës, ku dyshohet se kanë marrë dy qen të gjuetisë, duke i shkaktuar kësaj familjeje dëme. /Klankosova.tv
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.