Një person i paralizuar në Australi është bërë personi i parë që ka publikuar një mesazh në Twitter direkt përmes mendjes së tij.
Philip O’Keefe, 62-vjeçar, vuan nga skleroza laterale amiotrofike (ALS), e cila e ka lënë të palëvizshëm dhe pa zë.
Mirëpo, atij i është implantuar një çip në tru, që ia përcjell në një nivel të caktuar mendimet që ai i prodhon në kokën e tij.
Ndërfaqja është krijuar nga Synchron, një kompani mjekësore, neurovaskulare dhe bioelektronike që ua mundëson pacientëve që të kryejnë punë të caktuara në kompjuter, duke e përdorur vetëm mendjen e tyre.
“Nuk ka nevojë për tastierë e as për zëra. E krijova këtë postim vetëm duke e menduar. #përshëndetjebotëBCI” , është postim i Oxleyt.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.