Kryetari i Federatës Botërore të Karatesë, Antonio Espinos ka vizituar Kosovën për herë të parë.
Ai është pritur nga kryetari i Komitetit Olimpik, Besim Hasani në Shtëpinë e Sporteve, njofton Klan Kosova.
Në zyrën e tij Besim Hasani , e informoi mysafirin me detajet e organizimit të kampionatit evropian për regjione i cili do të zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë.
E me punën që ka bërë Koku dhe Federata e Karatesë për këtë ngjarje, Espinor u shpreh i kënaqur .
Kronikë nga Jon Ajeti.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.