Blero Destani, bashkëshorti i Blerta Destanit ka njoftuar se gjendja e gruas së tij për përkeqësuar pasi është kthyer në shtëpi, ndaj është dashur të rikthehet në spital.
Ai tha se Blertës i janë kryer testet e nevojshme, ajo ka një infeksion i cili, siç tha ai, ia rrezikon jetën.
"Ne ishim "në shtëpi" për një kohë (këtu në apartament) dhe mundëm të merrnim frymë pak më lehtë, një copëz e vogël normaliteti. Dhe Blerta ndihej mirë, mezi e besonim vetë. Dhe pastaj ndodhi shumë papritur: ajo pati temperaturë të lartë (deri në 39.3°C) dhe zemra i rrahte shpejt. Ishte aq keq sa na u desh të ktheheshim në spital. Ata vepruan menjëherë dhe kryen teste të ndryshme".
"Është një infeksion, me shumë mundësi nga linja PICC përmes së cilës është ushqyer, e cila për fat të keq ia rrezikon jetën. Është si një goditje; të gjitha procedurat këtu në spital kanë vënë gjithashtu shumë presion në bashkimin e saj, kështu që ajo është shumë keq tani. Na ka kthyer prapa dhe po na mbarojnë ngadalë forcat. Po përqendrohemi që ajo ta kalojë këtë dhe të shërohet”, ka shkruar ai./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.