Të shtunën s’po punohet e s’gjendet njeri. Por një ditë më parë në një objekt banesor në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, po punonin një grup muratorësh.
Në mesin e tyre qe edhe Klodian Zogaj, i cili dyshohet se ra nga skelet e katit të 7-të e për pasojë vdiq, raporton Klan Kosova.
Rrethanat se si i ndjeri ra nga ndërtesa ende nuk dihen veçse ekipet mjekësore e konstatuan vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Policia ndërkaq po e heton rastin që ndodhi rreth orës 14:50 të së premtes, e të cilin e ka iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
E trupi i pajetë i 19-vjeçarit ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit, i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë për rajonin e Prizrenit.
I ndjeri punonte në kompaninë e familjarëve të tij. Për djalin e vetëm të familjes tashmë është hapur e pamja në Lladroc të Malishevës, por për shkak të gjendjes emocionale, askush nuk pranoi të prononcohet për rastin.
Varrimi i të ndjerit u bë të shtunën në orën 17:00 në varrezat e fshatit. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=bGXqgfW3b-8
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.