Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.