Muhammad Ali ishte i njohur për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme - gjë që tregohet në një klip të përballjes me Brian London, më 1966.
Ikona e boksit, arriti në Londër më 6 gusht 1966 si kampion bote i peshave të rënda, me 24 fitore nga po aq ndeshje, transmeton Klan Kosova.
Ai kishte nokautuar Henry Cooper në të njëjtin qytet rreth tre muaj më herët dhe tani po kthehej për ta mbrojtur titullin.
Iu deshën vetëm tre raunde për ta mposhtur London-in, pasi ndaj tij lëshoi një breshëri grushtesh, të cilëve vështirë se do t'u përballonte kushdo.
https://www.youtube.com/watch?v=jU2YPXghFkU
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.