Apple Watch nuk ka masa sigurie. Prandaj, po ju humbi, kushdo që e gjenë mundet t’a resetojë, e ju të mos e shihni kurrë më.
Në fakt, kur Ios 7 u prezantua Apple solli një karakteristikë të re të quajtur “Activation Lock”, për smartfonë, tabletë, iPod, me qëllim të parandalimit të fshirjes të të dhënave nëse e humbisni. Kjo ndalonte resetimin e pajisjes.
Kjo ishte goxha efektive në reduktimin e vjedhjeve të iPhone dhe iPad.
Por, të njejtat masa sigurie nuk janë edhe në Apple Watch, duke e bërë të lehtë që secili ta formatojë atë.
Kjo është rruga që ndiqet.
https://www.youtube.com/watch?v=cOcd7xx0vMs
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.