Rastet emergjente çdo herë kërkojnë shërbim më të shpejtë dhe më të veçantë.
Megjithatë rasti i një gruaje teksa kërkoi ndihmën e autoambulancës po del të jetë paksa i çuditshëm, njofton Klan Kosova.
Ajo telefonoi shërbimin e autoambulancës duke i pyetur se përse i ishte thyer një vezë në frigorifer e për të cilën ajo pati dyshime.

Zonje për shqetësimin që pati tha se kishte nevojë vetëm për disa këshilla për sigurinë e vezës dhe nëse ajo mund ta mbante atë në frigorifer përsëri!
Në anën tjetër dispeçeri i thirrjeve emergjente i tha gruas se ai nuk mund të këshillonte për një gjë të tillë, ndërkaq gruaja e kishte pyetur “E pra, kë mund ta telefonoj?”, shkruan më tej në artikullin e publikuar në Derbytelegraph, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.