Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhesion Toromenin, i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kryekuq të Divjakës së Shqipërisë,
Seanca gjyqësore për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 25-vjeçarit u drejtua nga gjyqtarja Aurora Tushe, ndërsa organi i akuzës u përfaqësua nga prokurori Kristi Jorgji, transmeton Klankosova.tv
Xhesion Toromeni akuzohet për "vrasje me paramendim" dhe "mbajtje pa leje të armëve të ftohta". Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka goditur me thikë fqinjin e tij, Besmir Kumria, në një lokal të zonës, duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas Abc Neës.al, familjet janë fqinj mes veti, të ndara vetëm nga rruga e fshatit. Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i krimit, por u kap nga policia pak orë më vonë.
Gjatë arrestimit, Toromeni ka deklaruar para policisë se motivi i krimit lidhet me një konflikt të mëparshëm mes familjeve. Ai ka pohuar se dy vite më parë, gjatë një zënke për ujin e kanalit vaditës, Besmir Kumria kishte qëlluar me shpullë babanë e tij.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.