Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orëve të mbrëmjes, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, shkruan zëri.info.
Hasani i cili ishte 25 vjeçar kishte kushte të mira financiare. “Denisi ka pasur biznese dhe disa lokale në qytetin e Fushë Kosovës”, thotë një shok i tij, i cili nuk deshi t’i përmendet emri.
Nga ana tjetër, vdekja e viktimës është konfirmuar edhe nga ekipi mjekësorë i cili ishte në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.