Një shtetas turk ka raportuar në polici se motoçikleta e tij është vjedhur në Prishtinë gjatë natës midis 6 dhe 7 tetorit.
Në raportin e Policisë, thuhet se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, në orët ndërmjet 20:00 dhe 08:00 të mëngjesit.
Motoçikleta, që kishte targa vendore, dyshohet se është marrë nga persona të panjohur.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.