Policia japoneze arrestoi një burrë në të 30-at që iu drejtua me thikë oficerëve përpara ambasadës amerikane në Tokyo, vetëm disa ditë para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump, raporton media lokale.
Incidenti ndodhi rreth orës 14:30, kur burri i armatosur me thikë kuzhine u përball me policinë në rrugë. Gjatë arrestimit, një oficer u plagos në thembër dhe u dërgua në spital, tha policia, pa sqaruar mënyrën e sakte të lëndimit, transmeton Klankosova.tv.
Motivi i veprimit të të dyshuarit ende nuk dihet, dhe deri tani ai nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me SHBA-në apo Trump, raportoi transmetuesi publik japonez NHK.
Policia vendosi një kordoni sigurie dhe po heton vendin përballë ambasadës amerikane në qendër të qytetit. Ky incident ndodh vetëm disa ditë para vizitës së Trump në Japoni, planifikuar për 27-29 tetor, ku ai do të takohet me Perandorin Naruhito dhe Kryeministren e zgjedhur, Sanae Takaichi.
Për të garantuar sigurinë, Departamenti Metropolitan i Policisë së Tokyos ka mobilizuar deri në 18,000 punonjës, sipas raportimeve të Kyodo News.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.