Për Ibrahimovicin, Ronaldo është i pazëvendësueshëm
Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se gjithmonë ka tentuar të kopjojë fenomenin Ronaldo.
Ai ka vetëm fjalë të mira për një ndër sulmuesin më të mirë të të gjitha kohëve.
“Doja të jem si Ronaldo, gjithçka çfarë bënte të impresiononte. Mund ta shëndërronte diçka të vështirë në magji. Nuk ka pasur një lojtar si ai më parë, dhe nuk ka as tani”, deklaroi Ibra. /Gazeta Express/








