Greqia është në krizë të thellë financiare. Prandaj, pas bllokimit që shumica e shërbimeve me pagesë u bënë qytetarëve grek, Apple ka vendosur që të ofrojë falas, për 30 ditë, shërbimin iCloud.
Përdoruesit grekë u njoftuan se për shkak të kufizimeve, ata do të mund të përdorin vetëm 5 GB hapësirë brenda shërbimit që normalisht kushton 0.99 euro për 20 GB hapësirë.
Kjo u dha përmes një njoftimi që kompania lëshoi lidhur me këtë çështje.
“Për të parandaluar ndërprerjen e shërbimit iCloud gjatë krizës financiare greke dhe për të siguruar qasje tek materialet personale, kemi zgjatur kohën e ruajtjes së të dhënave në iCloud edhe për 30 ditë tjera, pa pagesa shtesë”.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.