Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se tashëm dy arkivole me pengje të vdekur tashmë janë në Izrael.
Bëhet e ditur se këto arkivole janë transferuar nga Hamasi te Kryqi i Kuq, i cili i transportoi ato nga Gaza te forcat e IDF-së, raporton CNN.
“Tani po transportohen në Institutin Kombëtar për Mjekësi Ligjore në Tel Aviv, ku do t'i nënshtrohen procedurave formale të identifikimit”, thuhet në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.