Aktori Idris Elba ka thënë që ndonëse ishte tejet joshëse ideja që ai ta luante James Bondin e radhës, komentet që e kthyen situatën në çështje racore e kishin neveritur nga tërë kjo punë.
“E vërteta është që, unë isha i super komplimentuar për një kohë të gjatë për këtë”, ka thënë Elba.
“James Bondi...është njëri prej atyre roleve të lakmueshme”.
“Të ta kërkojnë të bëhesh James Bondi është si të thuash, në rregull, disi e ke arritur majën”.
“Ata të cilët nuk ishin të lumtur me këtë ide e bënë tërë këtë punë të neveritshme dhe stepëse, sepse u bë punë race”.
“U bë çështje e nonsensit dhe unë e vuajta pjesën më të madhe”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.