Ishte shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, që të enjten pasdite premierë njoftoi se tre policë serb të Kosovës, që sapo morën detyrën, dhanë dorëheqje.
Të premten u konfirmua se bëhet fjalë jo për tre, por për shtatë zyrtarë policorë që u tërhoqën nga shërbimi në forcat e rendit. Ministri për Komunitete e Kthim, Nenad Rashiq, tha se ata nisën e përfunduan karrierën e tyre të shkurtër, duke qenë të fyer, nënçmuar e kërcënuar bashkë me familje.
Rashiq shton se edhe ai vetë ka qenë pjesë e “kërcënimeve të egra” siç i quan që duan ta shkatërrojnë bashkëjetesën në Kosovë.
Ndërkohë, nga tash e tutje ai sipas tij ai dhe Ministria do jenë të hapur për t’i përkrahur tashmë-ish policët. Ndërkohë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
https://www.youtube.com/watch?v=TFAKNwaKZl8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.